Neki Emra lindi me 10.05.1982 në Prizren, në një familje me traditë muzikore Qysh në moshën 4 vjeqare filloj ti binte pianos. Ka përfunduar shkollen e ulët të muzikës për piano.
Qe nga viti 1996 meret profesionalisht me muzike ku ka performuar si tastierist deri ne vitin 2010 me shume grupe te njohura si Grupi 403, Grupi ILIRET, Grupi Hard etj. Nga viti 2010 fillon karieren si solo kengetar.
Në vitin 2007 kompozoi këngën "Qyteti Im", per here te pare paraqitet si kengetar ne festivalin Zambaku i prizrenti dhe fiton cmimin e pare, pra fiton Zambakun e Argjendë dhe Mikrofonit të Artë, me të cilën këngë ishte kantautor ( Kompozimi, teksti, aranzhmani e kendimi ishin të tij'at)
Në vitin 2009 nxori Singlin e tij " I THUAJ SE E DO" me kompozitor, tekstshkrues dhe orkestrues vet kengetarin.
Ne vitin 2010 filloj te shendrohet nga tastiersti i bendeve ne kengetar i mbremjeve LIVE.
Me 2011, të një CD'je live e cila quhej "Neki Emra LIVE" , e cila u realizua në bashkpunim me grupin e njohur Machiato Band."Neki Emra LIVE" i ka 9 këngë të vjetra qytetare të përpunuara në zhanre të ndryshe si dhe këngën "Qyteti Im", e cila është Bonus Track.
Ne vitin 2011 mori pjese ne Top Fest me kengen NJE DITE te kompozuar nga vete kengetari dhe vargjet i kishte shkruar vet, nen orkestrim te Machiato Records.
Ne vitin 2012 filloj bashkpunimin me grupin e njohur TNT si kengetar i ketij grupi, bashkpunim i cili zgjati per 1 vit e gjysme.
Ne Shtator te vitit 2012 nxori videoklipin e pare me kengen TE VDES APO TE PRES, e cila ishte nje kthese ngase filloj me xhirimin e videoklipeve dhe nga ky moment ne Kosove posaqerisht ariti nje sukses te jashtzakonshem kjo kenge. Kenga u kompozua nga kengetari vet, orkestrimi nga kompozitori i njohur Florent Boshnjaku, vargjet nga shkrimtari Albatros Rexhaj.
Ne Mars te vitit 2013 nxori kengen me videoklip ME HESHTJE MOS ME DENO, e cila poashtu arriti suksesin e vet tek adhuruesit e kengetarit. Kenga u kompozua dhe orkestrua nga Florent Boshnjaku, vargjet Albatros Rexhaj.
Ne Qershor te vitit 2013 mori dy cmime ne dy festivale te klipeve. Netet e Klipit Shqipetar, mori cmimin e publikut. Poashtu mori cmim edhe ne Videofestin Muzikor me cmimin - Best New Artist. Ne te dy festivalet fitoi me kengen "Te vdes apo te pres"
Ne Gusht te vitit 2013 nxori kengen me videoklip ENGJELL DUKESH TI - Kompozim dhe orkestrim i Florent Boshnjakut - Vargjet Neki Emra.
Ne Nentor 2013 nxori kengen NJE DHIMBJE MBETE TI - Kompozitor & Vargjet - Neki Emra gjersa orkestrimi Florent Boshnjaku.
Ne Mars te vitit 2014 nxori albumin LIVE 2 , permbledhje e re me kenge te vjetra qytetare " Neki Emra Live 2" .Albumi ka 10 kenge.
Ne Qershor te vitit 2014 mori edhe nje cmim ne festivalin e klipeve "Netet e Klipit Shqipetar" - me kengen "Nje dhimbje mbete ti" - Cmimi - Fabula me e mire.
Ne Gusht te vitit 2014 nxori bashkpunimin e pare me kengetaren e njohur Leonora Jakupi - pra kenga quhet "QIFT TY DUA TE KEM" - Kenge e kompozuar nga Florent Boshnjaku, Vargjet Mithat Sadiku
Ne shkurt te vitit 2015 nxori kengen pjesemarese ne Top Fest – E Verteta ! Kompozimi dhe Orkestrimi– Florent Boshnjaku, Vargjet Albatros Rexhaj. Ne mars te vitit 2015 nxori kengen dhe videoklipin e kenges “Pa Ty”. Kompozitor: Neki Emra & Florent Boshnjaku , Vargjet : Shkumbin Tafilaj, Orkestrimi : Florent Boshnjaku.
Ne qershor te vitit 2015 Videoklipi “Pa Ty’ ne festivalin Netet e Klipit Shqiptar u shperblye si Videoklipi me i mire ne te gjitha kategorite, dhe mori cmimin e publikut.
Ne shtator te vitit 2015 ne festivalin “Zhurma Show” kengetari Neki Emra me kengen dhe videoklipi “Pa Ty” , mori cmimin Best Interpret
Ne muajin nentor 2015 nxori kengen “Rruga 22”- Kenga u kompozua dhe orkestrua nga Florent Boshnjaku, Vargjet Shkumbin Tafilaj,
Ne muajin mars te vitit 2016 u publikua kenga “Ti me nuk je”. Kompozitor dhe tekstshkrues Neki Emra. Orkestrimi u realizua nga Shpetim Saraqi.
Ne qershor te vitit 2016 Videoklipi “Ti me nuk je ’ ne festivalin Netet e Klipit Shqiptar u shperblye si me cmimin Fabula me e mire.
Ne muajin Korrik 2016 u publikua kenga “Jeta Jem” – Kenga u kompozua dhe orkestrua nga Florent Boshnjaku. Vargjet Mithat Sadiku .
Shume projekte tjera jane ne vazhdim e siper dhe priten te finalizohen se shpejti.