"Zambaku i Prizrenit" - Fiton Neki Emra & Dea Xhemaili


Prizren, 30 qershor – Nata finale e edicionit të 24-të të festivalit tradicional të këngës së vjetër qytetare "Zambaku i Prizrenit" është përmbyllur të premten me triumfin e duetit Neki Emra dhe Dea Xhemaili. Interpretimi i tyre i këngës së shkruar nga Shpresa Kazazi dhe me kompozitor, Fikrim Emra është pëlqyer më së shumti nga publiku, që me votim kanë përcaktuar që "Zambaku i Argjendë" të shkoj në vitrinën e kompozitorit, derisa "Mikrofoni i Artë" është ndarë mes dy këngëtarëve të rinj.



"Për mua ky është një çmim mjaft i rëndësishëm. Në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpuntores sime të ngushtë, këngëtares së mrekullueshme Dea Xhemaili i shprehim mirënjohje të gjithë publikut që ka votuar për ne", ka thënë Neki Emra, pak çaste pas shpalljes së rezultateve të garës finale. Ai e ka përshkruar atmosferën në këtë mbrëmje si mjaft të këndshme, që është plotësuar me interpretimin 'live', që i jep kuptim të plotë garës në "Zambak".Pos çmimeve tradicionale të kësaj ngjarjeje kulturore dedikuar këngës qytetare, edhe juria ka përcaktuar si më të mirë këngën e interpretuar nga Njomza Hyseni dhe me kompozitor, Naim Krasniqin. "Zambaku i Prizrenit" është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. Festivali tradicional është iniciuar nga produksioni muzikor i ish-RTP-së, me ç'rast e tërë orkestra e këtij institucioni është angazhuar në realizimin dhe përcjelljen e këngëve konkurruese. Ideolog i "Zambakut..." ka qenë redaktori i programit muzikor, Reshat Randobrava, i ndihmuar nga drejtori i programit të atëhershëm, Akil Koci. koha.net Kengen mund ta degjoni edhe ne youtube ne linkun : http://www.youtube.com/watch?v=9t4SxofFgaI